
Ekstradohet nga Austria një personi i kërkuar për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Austria një personi të kërkuar për vjedhje të rëndë. Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.
“Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I kërkuari është ekstraduar në Kosovë, sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore. Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, vijon njoftimi.
Mes tjerash thuhet se Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim.