Ekstradohet nga Kosova maqedonasi i kërkuar nga Interpoli

07 maj 2026 | 14:11

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë, ka ekstraduar shtetasin maqedonas nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut të enjten.

I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kërkohej përmes Interpolit me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Posedim i paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike”.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut”, ka njoftuar PK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra tjetër e Superligës së Turqisë, Bashakshehiri ka konfirmuar interesimin…