Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut një i kërkuar për vrasje

04 mars 2026 | 14:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ekstraduar nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut një person të kërkuar nga Interpoli për vrasje.

Sipas policisë, i arrestuari me inicialet B.L kërkohej nga Interpoli me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut.

“Ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe në funksion të gjurmimit, kapjes dhe arrestimit të personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola e deklaroi sezonin aktual të Ligës Premier si…