Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë i kërkuari përmes INTERPOL-it
29 prill 2026
| 23:29
I dyshuari kërkohej me letër rreshtim ndërkombëtar.
“I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete norvegjeze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës pasi, i njëjti u ishte shmangur organeve të drejtësisë.
Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Norvegjeze.
I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.



