Ekstradohet shqiptari nga Greqia, kërkohej për vjedhje në argjendari dhe kanosje me armë

22 qershor 2025 | 16:01

Një 45-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri pasiqë i njëjti në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, kishte vjedhur bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër

Ekstradimi i tij sipas policisë shqiptare u bë në kuadër të operacionit “The Wanted”

“Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45 vjeç.”

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim”.

“Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri”, njofton Policia e Shtetit/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emiratet e Bashkuara Arabe – të cilat janë fqinje me…