Ekuadori ashpërson masat ndaj emigrantëve nga Venezuela

19 gusht 2018 | 15:31

Ekuadori ka vendosur rregulla të reja në ndalimin e emigranteve nga Venezuela për të hyrë në vend pa pasaportë.

Mijëra njerëz nga Venezuela që po ikin nga kriza ekonomike dhe politike e vendit, kanë kaluar nëpër Ekuador duke përdorur vetëm letërnjoftimin.

Shumica janë drejtuar në veri për t’u bashkuar me familjen në Peru dhe Kili.

Kolumbianët kanë protestuar ndaj këtij rregulli, duke theksuar se emigrantët do të mbeten të bllokuar në anën tjetër të kufirit.

Në një incident, banorët e një qyteti brazilian kanë sulmuar një kamp të migrantëve të Venezuelas dhe kanë detyruar emigrantët të dalin në anën tjetër të kufirit.

Venezuela ka vuajtur pasojat me vite nga inflacioni i lartë dhe shkurtimi i ushqimit dhe medikamenteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i mirënjohur gjerman, Matthias Zollner do të jetë kryetrajner…