Ekzaminimet psikiatrike, taktikë që po shndërrohet në mburojë për të akuzuarit
Kërkesa për ekzaminim psikiatrik për persona që kanë kryer vepra penale, e sidomos ata që ngarkohen me akuza për krime dhe vrajse po përdoret si metodë e zvarritjes së procesit.
Avokati Arbër Jashari dhe eksperti i sigurisë, Avni Islami, në intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, kanë treguar se si me këtë, tentohet që sigurohet një pozitë më e favorshme për të akuzuarit.
Së fundmi kërkesë për ekzaminim psikiatrik është bërë edhe ndaj të akuzuarit për spiunazh te BIA-s serbe, Bedri Shabani.
Avokati Jashari e ka shpjeguar juridikisht këtë kërkesë, transmeton Klankosova.tv
“Arsyeja pse çështja kërkon një çështje të tillë është sepse nëtë synohet që klienti ta nxjerrë në një pozitë më të favorshmey. Pikë së pari me ekzaminim psikiatrik synohet të vërtetohet se personi a ka qenë i aftë mendërisht në kohën e kryerjes sëveprës penale. Siç dihet sipas Kodit Penal të Kosovës vetëm personat e aftë mendërisht përgjigjen për veprimet e veta, sipas ligjit një person është përgjegjës kur veprën penale e ka kryer me dashje ose nga pakujdesia”.

“Elementi i dashjes e nënkupton edhe veprimet e caktuara që nënkupton elementin ku ai i ka kuptuar veprimet e veta dhe atë që quhet elementi bulotiv që do të thotë ka mundur të kontrollojë veprimet e veta. Mirëpo standardi që një person të shpallet i paaftë mendërisht ose i pa përgjegjshëm mendërisht është shumë i lartë dhe shpesh vetëm me këto zvarritet procedura sepse personat nuk mund të arrijnë objektivat ose synimet për tëcilat kërkojnë këto ekspertiza, duke qenë se ligji e ka paraparënjë standardë të lartë, secili person është përgjegjës nëse nëkohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i aftë të kuptoj veprimet e veta dhe t’i kontrolloj ato, ndërsa ngecjet mendore, çrregullimet mendore, janë mbase elemente të cilat i zbutin shkallën e përgjegjësisë penale por nuk e lirojnë personin nga përgjegjësia penale”, deklaroi Jashari për EO.
Sipas tij, standardi ligjor për të shpallur një person të paaftë mendërisht është shumë i lartë.
“Mbrojtja zakonisht e shfrytëzon këtë të drejtë, në rastet kur kemi të bëjmë me krime të rënda, me vrasje dhe me vepra tënatyrës së rëndë, kjo është diçka që mbrojta e kërkon, nganjëherë e kërkon edhe prokuroi, jo për ta zvarritur procedurën por thjeshtë për të synuar që klientin e vet ta nxjerrë në një pozitë më të favorshme dhe kjo të shërbejë si rrethanë qoftë për të ulë dënimit, qoftë për t’i ikur veprës penale”.
“Personi ndaj të cilit i kërkohet ekzaminim psikiatrik ai dërgohet për disa ditë në psikiatri ku mbahet nën vëzhgimndaj specialistët. Në seancë pasi të bëhet ekspertiza thirret mjeku kryesor që e ka bërë ekzaminimin dhe ka mundësi t’i përgjigjet të gjitha pyetjet dhe dilemat që ka prokuroi. Deri më tani nuk e di që ka dështuar ndonjë ekspertizë psikiatrike e këtij niveli, por gjithmonë mbrojta ka mundësinë të kundërshtojë, por varet nga trupi gjykues se sa e sheh të rëndësishme të vazhdohet”, ka shpjeguar Jashari.
Ndërsa, sa i përket rastit të fundit, atij të Bedri Shabanit, eksperti i sigurisë, Avni Islami thotë se persona si ai trajnohen dhe aftësohen nga agjendat e shlrbimeve se si të sillen kur të arrestohen.

“Është interesant të theksohet për opinionin, sepse pas arrestimin e disa të dyshuarve për spiunazh shumica prej tyre kërkojnë ekzaminim tek mjeku qoftë psikiatrik qoftë për arsye të ndryshme shëndetësore. Dihet që të gjithë ata që trajnohen dhe aftësohen për agjendë të një shërbimi ata dijë metoda dhe mënyra se nëse arrestohet dhe çfarë duhet të bëjnë ata prandaj kjo është një metodologji e agjentëve të cilët kur arrestohenpërpiqen që të marrin kohë dhe të arsyetohen në mënyrë që lënda e tyre të vjetërohet ose të zbutet sado pak. Prandan, kjo është një metodë e cila po përdoret edhe tek te disa të dyshuar për spiunazh të cilët po konsiderohen që janë agjendë të BIA-së serbe”, ka theksuar Islami.
Islami ka theksuar se e drejta për jetë dhe shërbim i garantohet çdonjërit, mirëpo personat që kanë vepruar kundër rendit kushtetues e duke rrezikuar atë, duhet të marrin dënimin e merituar.
“I patëm rastet e fundit për arrestimin e dy të dyshuarve BedriShabani dhe Muharrem Qerimi dhe ditë më parë njëekzaminer tek mjeku është raportuar që ishte edhe i dyshuari Fatmir Shellohi që ka bërë ekzaminime mjekësore në rajonin e Gjilanit. Besoj që do të ndodhin edhe herëve të tjera sepse qëllimi është që të shtyhen sa më tepër seancat gjyqësorë”.
“Nuk është edhe numri aq i vogël i të dyshuarve për spiunazh tëcilët janë arrestuar dhe unë pres që në të ardhëm pres që tëketë edhe më tepër të arrestuar për sipunazh, sepse njëagjendë apo një spiun nuk mund të punoj i vetëm është nërrjetën e merimangës dhe qëllimi është që të arrestohen komplet grupet të cilat janë të organizuar në territorin e Kosovës, E drejta për jetë dhe shërbim secilit i garantohen nëbazë të kushtetutës mirëpo qëllimi është që ata të demaskohet dhe ta marrin dënimin e merituar nëse vërtetohen se vërtetëkanë qenë agjendë i BIA-së dhe shërbimeve serbe”, ka shtuar ai.
Kujtojmë që më 20 nëntor, Gjykata Themelore në Prishtinë ka anuluar seancën gjyqësore ndaj të akuzuarve për spiunazh te BIA-s serbe, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, pasi që trupi gjykues ka urdhëruar një ekzaminim mendor të Bedri Shabanit. Ky i fundit në seancën e fundit pati deklaruar në sallë të gjyqit që kishte probleme shëndetësore e nuk ndihej mirë, pa çka pati kërkuar që ta lironin nga salla.
Shabani e Qerimi ndër të tjera akuzohen se kishin dhënë informacione për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë(BIA) që nga periudha e luftës në Kosovë e deri më 2024, kur edhe u arrestuan.
Arrestimi i fundit për spiunazh është ai i Fatmir Shehollit.
Të arrestuar tjerë për veprën penale “spiunazh”, është arrestuar edhe Aleksandër Vllajiq, Jelena Gjukanoviq, Bojan Jevtiq, e Hysri Selimi.
Të gjithë këta, spiunonin Kosovën tek BIA serbe. Edhe në qershor të 2025-ës, është dënuar me pesë vjet burgim Aleksandar Vllajiq, pasi ai e ka pranuar fajësinë për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar BIA-s serbe.



