Ekzekutohen me rritje shtesat për fëmijë
25 nëntor 2025
| 11:51
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se janë ekzekutuar shtesat për fëmijët me rritje prej 50 për qind të tyre.
Murati ka thënë se mbi 400 mijë fëmijë janë përfitues të këtyre shtesave dhe gjatë ditës të gjitha familjet do t’i kenë në llogari.
“Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50 për qind, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari. Vazhdojmë me punë të mira. Qeveria për Familjen!”, ka shkruar Murati në “Facebook”.



