Ekzekutohet ndihma financiare për “Trepçën”

19 nëntor 2020 | 12:50

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për “Trepçën”, në vlerë prej 1 milion eurosh.

Kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

“Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Qeveri mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara. Pra nuk është vetëm ndihma pre 1 milionë euro, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100,000.00 eurosh”.

“Ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim problemet e ndërmarrjeve publike, sidomos në kohën e pandemisë Covid-19, pasi kemi ndjeshmërinë e secilës familje të punëtorëve të ‘Trepçës’. Duhet të kuptojnë edhe punëtorët që ka procedura për transferim të mjeteve dhe nuk është çështje minutash”, është bërë me dije në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dorëheqjes së ushtruesit të detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes…