Ekzekutohet paga për 500 punëtorët e parë të “Superpunës”

04 prill 2023 | 10:39

Sot është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes superpuna gjatë muajit shkurt.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka theksuar se 500 të punësuarit e parë tashmë kanë marrë pagën e parë, dhe superpuna ka ekzekutuar subvencionin për muajin shkurt.

Ai ka sqaruar edhe procedurat që duhet të kryejnë bizneset për të verifikuar punëtorët. “Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes superpuna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim: Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK); Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njejtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;  Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATKsë”, ka njoftuar Murati në “Facebook”.

Përmes platformës online “superpuna”, të gjithë punëkërkuesit të cilët nuk kanë pasur kontratë pune paraprake dhe këtë e bëjnë për herë të parë, përmes platformës, Qeveria do të subvencionojë 264 euro rrogë për 6 muajt e parë të punës, në kompaninë që e gjejnë po përmes kësaj platforme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në cilësinë e…