Eleminohet Sabalenka, Anisimova në finale përballet me Swiatek

11 korrik 2025 | 12:42

Tenistja amerikane Amanda Anisimova dhe ajo polake Iga Swiatek janë dy finalistet e grand slamit të Wimbledonit, eventi më i rëndësishëm i fushave me bar, që po zhvillohet në Londër.

Anisimova mbetet surpriza e këtij turneu, pasi në gjysmëfinale eliminoi numrin 1 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka, duke fituar 2-1 (6-4, 4-6, 6-4), në një ndeshje me emocione.

Amerikania, aktualisht është e 13-ta në botë, kualifikohet për herë të parë në karrierën e saj në finalen e një grand slam. Kjo është hera e parë që dy tenistet përballen mes tyre në karrierë.

Për Swiatek, ish-numri 1 në botë dhe 5 herë fituese në grand slam (4 herë në Roland Garros dhe një herë në US Open), kjo është hera e parë që arrin në finalen e Wimbledon. Në gjysmëfinale ajo mundi pa shumë probleme 2-0 (6-2, 6-0) zviceranen Belinda Benqiq. Ndeshje pa histori, komanduar nga polakja (aktualisht nr.4 në botë), që shihet favorite edhe në finale ndaj amerikanes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët tha se…