Elena Ora “sfidon” Ritën në pozat ku shfaqet vetëm me reçipeta

12 gusht 2020 | 11:13

Bukuroshet me prejardhje shqiptare, Elena dhe Rita Ora, po vazhdojnë t’i shijojnë pushimet në Ibiza të Spanjës.

Motrat, të cilat shquhen për fizikun e bujshëm dhe atraktiv, gjatë këtyre ditëve kanë publikuar imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale. Të martën ka qenë Elena, ajo e cila ka arritur të rrëmbejë vëmendje të madhe me pozat e reja që ka hedhur në “Instagram”.

Ajo ka pozuar pranë një makine luksoze e veshur me sytjena të bardha e këmishë të po së njëjtës ngjyrë. Me dukjen glamuroze e po aq të thjeshtë, motra e yllit shqiptar vjen në formë të mrekullueshme.

“Mirëmëngjesi për të gjithë”, ka qenë përshkrimi që ka zgjedhur për këto fotografi duke treguar se sapo ka nisur ditën. Elena përndryshe ka një raport shumë të mirë me të motrën Ritën dhe tashmë njihet si menaxherja e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë marrë pagat për muajin…