Elezaj: Klina po bëhet me shtatoren e Ibrahim Rugovës

31 korrik 2025 | 16:29

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë me dije se kjo komunë do të bëhet me shtatore të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Kisha kënaqësinë që, bashkë me kryesuesin e Kuvendit të Komunës, Fadil Gashi, të mirëpresim në takim bashkëvendasin tonë Marjan Cubi, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtij takimi, me Marjanin nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin dhe vendosjen e shtatores së ish-presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Kjo shtatore do të vendoset në sheshin që tashmë mban emrin e tij në qytetin tonë. Presidenti Rugova mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Ai ishte një lider që me politikën e tij paqësore e ndërkombëtarizoi çështjen tonë dhe siguroi mbështetjen e fuqishme të shteteve perëndimore për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Shtatorja e tij, që pritet të ngrihet shumë shpejt, do të jetë jo vetëm një simbol krenarie, por edhe një shtesë e hijeshisë dhe identitetit të qytetit tonë”, ka shkruar Elezaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV), ka njoftuar të enjten…