Qytetarët në Maqedoni tani kanë mundësinë të informohen për borxhin publik përmes platformës së re

20 shkurt 2020 | 22:35

Nga 20 shkurti, qytetarët në Maqedoni kanë mundësinë të informohen për borxhin publik përmes mjetit të ri të transparencës realizuar nga ana e Ministrisë së Financave me mbështetjen e IRI dhe USAID-it.

Faqja detajon borxhin, lëvizjen e tij sipas viteve, ripagimet e tij, tërheqjet e tij për vitin 2020 dhe si do të financohet.

Zëvendësministrja e Financave të Mqedonisë, Shiret Elezi, ka thënë se përmes transparencës së plotë fiskale, qytetarët do të jenë në gjendje të identifikojnë lajme të rreme që abuzohen për përfitime politike.

“Mbroj fuqishëm transparencën fiskale dhe edukimin e taksapaguesve pra qytetarëve në financat publike, dokumentet kryesore të buxhetit, të cilat unë mendoj se janë veçanërisht të rëndësishme për qytetarët. Pavarësisht nga njohuritë ekonomike të tyre, të dhënat paraqiten dhe sistemohen në një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme, në mënyrë që të jenë të qarta. Me këtë paraqitje të kuptueshme lehtë të të dhënave të borxhit publik, ne kemi besim se do të kontribojë në zvogëlimin e mashtrimeve të borxhit publik, niveleve dhe qëndrueshmërisë dhe gjithashtu do të kontribojë në edukimin financiar për opinionin e gjerë”, ka thënë Elezi.

Platforma përbëhet nga pesë pjesë: borxhi publik dhe përbërësit e tij, lëvizja e borxheve sipas viteve, financimi i borxhit publik në vitin 2020, emetimi i letrave me vlerë dhe pjesa edukative.

Platforma është në dispozicion në gjuhën shqipe, maqedone dhe angleze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është…