Elezi: Sot fillon numërimi i votave me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuara

05 janar 2026 | 15:12

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se në QNR po vazhdon numërimi i votave nga votimi përmes postës.

Ai ka thënë se planifikojnë që sot të vazhdojnë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.

Bëhet fjalë për rreth 12 mijë e 760 vota.

“Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, po planifikojmë dhe po bëjmë përpjekje që të fillojmë me numërimin e në numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9 900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2 860”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se çelësin…