
Eliminimi nga Liga e Evropës pritet t’i ‘shkatërrojë’ planet e Arsenalit për transferimet e verës
29 shkurt 2020
| 16:28
Arsenali u eliminua nga Liga e Evropës dhe atë duke humbur në shtëpi ndaj Olympiacosit në përballjen që shkoi në vazhdime.
The Gunners u eliminuan në rrethin e 32-të të garës së dytë më të rëndësishme për klube në Evropë.
Nga ky eliminim, Arsenali pritet të humbë shumë, madje nuk do të mund të transferojë edhe disa shënjestra.
Sipas asaj që raporton The Sun, Mikel Arteta do të detyrohet të heq dorë nga transferimi i disa lojtarëve, shkaku i të ardhurave të vogla.