Elisa Spiropali: PE, miraton me 502 vota pro raportin për progresin e Shqipërisë drejt BE-së

09 korrik 2025 | 18:01

Parlamenti Europian ka konfirmuar mbështetjen e gjerë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke miratuar me 502 vota pro raportin mbi ecurinë e progresit të vendit për vitet 2023 dhe 2024. Ky dokument vlerëson arritjet e Shqipërisë në reforma dhe thekson nevojën për përshpejtimin e disa procesve, si demokracia, shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe forcimi i administratës publike dhe medias së lirë. Ish-ministrja dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, duke falënderuar eurodeputetët dhe raportuesin Andreas Scheider, theksoi se raporti është një mesazh i rëndësishëm politik dhe pasqyrim i aspiratave të qytetarëve shqiptarë për integrim europian. Ajo riafirmoi përkushtimin e Shqipërisë për reformat dhe bashkëpunimin me institucionet e Bashkimit Europian në këtë proces rigoroz dhe transformues.

Njoftimi i plotë i Spiropalit:

Me 502 vota pro, Parlamenti Europian konfirmon mbështetjen per anëtarësimin e Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe refoma.

Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit me datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot, në 9 korrik, në seancë plenare në Strasburg, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

Ky raport përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konfimon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Europian.

Ne mirëpresim raportin e Parlamentit Europian, vlerësojmë rolin e tij konstruktiv dhe mbështetës, dhe falënderojmë eurodeputetët për ndjekjen me vëmendje të zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

Në mënyrë të veçantë, dëshiroj të ritheksoj mirënjohjen tonë për raportuesin për Shqipërinë, Andreas Scheider, për angazhimin e njëmëndtë, qasjen objektive dhe të balancuar si ndaj të arritjeve ashtu dhe sfidave që kemi përpara dhe mbi të gjitha bshkëpunimin e përpjekjet e përbashkëta.

Ne vlerësojmë gjuhën inkurajuese të raportit, si në pasqyrimin e qartë të reformave dhe arritjeve të Shqipërisë në dy vitet e fundit, ashtu edhe për fushat ku ka nevoje të bëjmë më shumë, më shpejt e më mirë.

Ky raport vjen në një moment të rëndësishëm, teksa Shqipëria po avancon me vendosmëri, në fakt në mënyrë të paprecedent- siç e theksoi vetë Komisionerja Kos në seancën e datës 8 korrik – në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në përputhje të plotë si me aspiratat e popullit shqiptar, ashtu edhe me vlerat themelore të Bashkimit Europian, për të forcuar më tej demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e administratës publike dhe lirisë së medias.

Raporti njeh progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve për hapjen dhe përparimin në grupet e kapitujve të negociatave dhe fton institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të ruajnë një qasje të bazuar në merita, të drejtë dhe të parashikueshme ndaj Shqipërisë.

Ne riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të vazhduar me ritëm edhe më të shpejtë reformat e nevojshme për anëtarësim dhe për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Bashkimit Europian dhe e konsiderojmë raportin një mesazh politik të rëndësishëm, i cili përkon tërësisht me mesazhin e qartë që qytetarët shqitarë dhanë me votën e tyre në zgjedhet e 11 majit, për të ecur me vendosmëri në rrugën e integrimit europian.

Në jemi të vetdijshëm dhe plotësisht  të përkushtuar për natyrën rigoroze dhe transformuese të procesit të anëtarësimit dhe për nevojën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë edhe më të thelluar me të gjitha institucionet europiane, përfshirë edhe Parlamentin Europian dhe në këtë kuadër mirëpresim edhe rekomandimet për të thelluar më tej reformat, për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe për të kontribuar në forcimin dhe unitetin e Bashkimit Europian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seria më e avancuar Galaxy Z deri më sot, që…