Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i ka reaguar VV-së pasi kjo parti mbledhjen e Këshillit të GVV-së sot e ka mbajtur në ambientet e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës.
Ajo ka bërë me dije se shfrytëzimi i hapësirave të universiteteve publike për aktivitete partia është për keqardhje.
“Më vjen keq për Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës që tash e sa herë rradhazi e vë në shfrytëzim hapësirën e Modeliariumit për aktivitetet partiake të Lëvizjes Vetvendosje”, ka shkruar ajo.