Eliza Hoxha njofton se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës

03 janar 2026 | 12:18

Ish-deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka falënderuar të gjithë qytetarët që e mbështetën gjatë rrugëtimit të saj politik.

Hoxha thekson se angazhimi i saj, si në nivel civil ashtu edhe politik, ka kontribuar për ligje më të mira, procese më demokratike dhe adresimin e shqetësimeve të qytetarëve.

Si deputete në kuadër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ajo u vlerësua me çmimin Joanat e Kosovës” për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi – 2023, për punën e saj me komunitetet jo shumicë në Kosovë (Rom, Ashkali dhe Egjiptian), në fushën e luftës kundër diskriminimit, arsimit, punësimit, integrimit dhe njohjes kulturore të tyre.

Megjithëse këtë herë mori mbi 13,000 vota, Hoxha nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ajo premton se do të vazhdojë të kontribuojë për vendin në kapacitete të tjera, ashtu si ka bërë gjithmonë.

Hoxha gjithashtu uroi kolegët e saj nga PDK-ja për një rrugëtim të mbarë dhe të frytshëm në legjislaturën e re, duke rikujtuar se misioni për një Kosovë më demokratike dhe më të mirë vazhdon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se verifikimi i rezultateve…