Ellen DeGeneres feston ditëlindjen

26 janar 22:25

Prezantuesja e njohur amerikane, njëherësh komediane, shkrimtare, aktore e producente, Ellen DeGeneres, sot feston ditëlindjen e saj të 60-të.

Ellen sot ka marrë urime të shumta nga fytyra të njohura hollywoodiane, madje edhe nga mysafirët që ndërkohë ajo i kishte ftuar në emisionin e saj, transmeton Koha.net.

DeGeneres ka lindur në vitin 1958 në Lousiana të SHBA-së.

Ajo fillimisht u bë e njohur kur në vitin 1986 u paraqit në “The Tonight Show with Johnny Carson”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia pritet të dërgojë 169 sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore,…