Elmi Fazliu pjesë e ekipit të Uran Ismailit, garon për Asamblenë e Prishtinës me numër 10

19 gusht 2025 | 16:10

I riu Elmi Fazliu, i cili i përket komunitetit të handikap, i është bashkuar ekipit të Uran Ismailit dhe nën siglën e PDK-së do të garoj për asamble komunale në Prishtinë. Fazliu në listën zgjedhore të PDK-së për asamble, garon me numrin 10. Elmi Fazliu jeton dhe vepron në Hajvali dhe shpreson që përzgjedhja e tij do të jetë nder për komunitetin ku ai jeton. Edhe pse jeton nën shoqërinë e karrocës, Fazliu është aktiv pothuajse gjithë kohën. Ai punon në agjencinë turistike “Anisa”, por dhe është nënkryetar i Federatës së Basketbollit me Karroca.

Postimi i plotë i Fazliut:

Koha është për Prishtinën, për Hajvalinë dhe për çdo lagje e fshat të komunës sonë. Koha është që secili prej nesh të angazhohet për një të ardhme më të mirë. Të gjithë miqtë e mi nga komuniteti, që besojnë se unë mund të jem zëri dhe përfaqësuesi i tyre në Kuvendin Komunal të Prishtinës, dua t’ju njoftoj se do të jem i renditur me numrin 10 në listën e Uran Ismailit për Prishtinën. Mirënjohje për secilin prej jush dhe faleminderit që po bëheni pjesë e këtij misioni. Le ta arrijmë këtë fitore së bashku! Angazhohu – mos rri anash!

#UranIsmaili

#ElmiFazliu1O

May be an image of 1 person and text that says 'LISTA E KANDIDATEVE PER KUVENDIN E KOMUNES Musmurati Drin Muhamet Selmani Fatmir Leutrim Retkoceri Nora Cimili-Gagica 32 Shqipe Koxha Shegë Beqiri Kumrije Shabani-Ramadani PRISHTINES Lum Gashi 20 Tringa Berisha Mustafa Malsore Flakrina Rrustemi 21 34 Basri Kokolli Mexhuani Adrian Berisha Gjinovci Muhamet Flerime Azemi Granit Rugova Syla Andi Belegu Muriqi Kalaveshi Arbnora Ajeti Elmi Fazliu Arsim Krajkova Emin Jetullahu Adem Sylejmani Kristina Perkola Derguti Ilirik Musliu Albin Thaqi 27 Gresa Lahu Hatixhe 54 Dinamit Gubetini Agron Canolli Albana Gjonbalaj Enis Krasniqi 42 Agnesa Avdyli-Vitia Gashi Agani Visar Bunjaku Endrit Mecini Fellënza Tershnjaku Granit Geci Fjolla Selvije Makolli-Limani Florian'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 19 gusht 2017, Kosova kishte arritur një sukses të…