Elmi Reçica: Albin Kurti nuk e jep postin e kryeparlamentarit

19 korrik 2025 | 14:08

Pas dështimit të 49-të të seancës për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ka folur deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i cili tha se kryeministri në detyrë, Kurti nuk e jep postin e kryeparlamentarit.

Reçica nuk u deklarua nëse ka votë për kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nëse propozohet të hënën për kryekuvendar.

“Pak besoj që do të ketë marrëveshje duke e njohur Albin Kurtin, jam skeptik. Ai ka kogja problem me dhënë kryetarin e Kuvendit”, tha Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se…