Elmi Reçica konfirmon mandatin e deputetit, falënderon votuesit për besimin
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka konfirmuar zyrtarisht fitimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një mesazhi publik, Reçica ka shprehur mirënjohjen e tij për besimin e marrë nga votuesit, duke theksuar përkushtimin për të qenë zëri i tyre në Kuvend.
“Të dashur qytetarë të Kosovës,
Ju jam mirënjohës dhe falënderues për besimin dhe mbështetjen që më keni dhënë, duke më besuar mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Do të jem gjithmonë zëri juaj dhe në shërbim të interesit qytetar.
Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Reçica.
Elmi Reçica, i cili ka shërbyer si deputet në disa legjislatura, në këto zgjedhje ka siguruar mbi 25 mijë vota, duke fituar edhe një mandat tjetër në Kuvendin e Kosovës.



