Elmi Reçica krenohet me shqiptarët e suksesshëm të Lozanës

23 janar 2022 | 21:51

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica po vazhdon takimet me shqiotarët e diasporës në Zvicër krahas punës për themelimin e nëndegëve të PDK-së në Kantonet e ndeyshme të Zvicrës.

Ai ka takuar sonte ndërmarrës të sujsesshëm në Lozanë

“Kënaqësi e jashtëzakonshme të takohem në Lozanë me qytetarët tanë të diasporës që po arrijnë majat e suksesit në shtetin mik të Zvicrës. Sonte pata nderin të takoj shqiptarë të suksesshëm në fushën e shkencës, kulturës, sportit e ndërmarrësisë, njëherit kontribues të mëdhenj në të gjitha etapat e zhvillimit të shtetit.

Ndër më të suksesshmit janë edhe vëllezërit dhe bashkëvendasit e mi të respektuar, Dino dhe Shaban Bekteshi, të cilët me ndershmëri e përkushtim të veçantë kanë arritur majat në gastronomi, në qytetin e Lozanës.

PDK do të shtrihet kudo ku jeton diaspora jonë dhe do të koordinohemi së bashku për të ardhmen e vendlindjes tonë të përbashkët”, tha Reçica.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=500049888146040&id=100044230999664

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Kosova ka ashpërsuar masat…