Elmi Reçica në promovimin e librit për Munish Ramadanin: Një pasuri e re për historinë tonë

28 shtator 2025 | 01:13

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, ka marrë pjesë në promovimin e librit “Munish L. Ramadani – Atdhetar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i çështjes kombëtare”, të autorit Bashkim M. Ramadani. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Reçica përmes një postimi në Facebook.

“Në promovimin e librit “Munish L. Ramadani – Atdhetar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i çështjes kombëtare”, të autorit Bashkim M. Ramadani, u ndjeva i nderuar të jem pjesë e një ngjarjeje ku u kujtua dhe u vlerësua jeta e një figure të shquar të arsimit dhe çështjes kombëtare.

Ky botim përjetëson kontributin e Munish Ramadanit, i cili me përkushtim dhe sakrificë të pashoq themeloi shkolla shqipe, hapi vatra kulturore dhe mbeti simbol i qëndresës ndaj sfidave të kohës. Shembulli i tij është frymëzim i përhershëm për brezat.

Respekt dhe mirënjohje për autorin që me këtë vepër i dha historisë sonë një pasuri të re dhe të vyer”, ka shkruar Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa së…