Elmi Reçica nga familja e heroit Hafir Shala: Kënaqësi të festojmë ardhjen në jetë të Hafirit të ri

11 gusht 2025 | 01:26

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, ka marrë pjesë në një gazmend familjar në familjen e nderuar të Dr. Hafir Shalës, në Krajkovë të Drenicës.

Së bashku me shokë e miq, Reçica ka ndarë gëzimin për gjashtëmujorin e lindjes së Hafirit të vogël, nipit të heroit Dr. Hafir Shala, duke uruar Gentritin dhe familjen e tij për gjithë të mirat.

Postimi i plotë i Reçicës:

“Kënaqësi të jem pjesë e një momenti të veçantë në familjen e nderuar Shala, në Krajkovë të Drenasit, për të festuar ardhjen në jetë të Hafirit të ri, i cili me krenari trashëgon emrin e gjyshit të tij – heroit dhe doktorit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëveprimtarit dhe mikut tim, Hafir Shala.

Hafirit të vogël i uroj jetë të gjatë e të lumtur, me dëshirën e sinqertë që të ecë në gjurmët e gjyshit të tij, i cili i ka shërbyer popullit dhe atdheut me nder, përkushtim dhe krenari.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit,…