Elmi Reçica nga Ferizaj: Bashkë përpara drejt përfaqësimit të denjë në Kuvend

15 dhjetor 2025 | 10:39

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 17, Elmi Reçica, ka zhvilluar sot një takim në Ferizaj, ku gjatë kafesë së mëngjesit u takua me kryetarin e komunës, Agim Aliu, si dhe me kandidatët për deputetë të PDK-së.

Në këtë takim, Reçica theksoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit në funksion të përfaqësimit të denjë të qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai vlerësoi kandidatët e PDK-së si përfaqësues me integritet të lartë njerëzor dhe profesional, të gatshëm për të qenë zë i fuqishëm i qytetarëve.

“Kafja e mëngjesit në Ferizaj, së bashku me kryetarin Agim Aliu dhe me kandidatët për deputetë të PDK-së, përfaqësues me integritet njerëzor e profesional dhe zë i denjë i qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Postimi i Elmi Reçicës vjen në kuadër të aktiviteteve elektorale të PDK-së, në mbështetje të programit politik dhe vizionit për Kosovën, me synimin për një përfaqësim dinjitoz dhe efektiv të qytetarëve në institucionet e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, afaristi Shahin…