Elmi Reçica, së bashku me disa kandidatë për deputetë, viziton biznesin “Elita” në Ferizaj dhe vlerëson kontributin e ndërmarrjeve vendore

04 qershor 2026 | 20:50

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, së bashku me disa kandidatë për deputetë, ka vizituar biznesin “Elita” në Ferizaj, të cilin e ka cilësuar si një shembull të punës, përkushtimit dhe suksesit të ndërtuar ndër vite.

Gjatë vizitës, Reçica theksoi se pas çdo arritjeje qëndrojnë njerëz punëtorë, të cilët nuk janë dorëzuar përballë sfidave dhe që përmes angazhimit të tyre po japin kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Ai falënderoi drejtuesit e biznesit për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi rrugëtimin e tyre si dëshmi se puna e ndershme dhe këmbëngulja mund të shndërrohen në histori suksesi.

“Ferizaj ecën përpara kur bizneset tona rriten, zhvillohen dhe besojnë në të ardhmen e vendit”, ka deklaruar Reçica.

Kandidati i PDK-së me numër 17 ka theksuar se mbështetja e sektorit privat dhe krijimi i kushteve më të mira për bizneset vendore mbeten ndër prioritetet kryesore për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, Ramiz…