
Elmi Reçica uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë: “Për 25 vjet me radhë i ftuar në festimet e Ambasadës Amerikane”
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, dhe ish-zëvendësshefi i SHIK-ut, Elmi Reçica, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë. Ai ka shprehur mirënjohjen për ftesën që i është bërë tash e 25 vjet rresht për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
“Për herën e 25-të me radhë, kam kënaqësinë të jem i ftuar në festën e organizuar nga Ambasada Amerikane, duke ndarë këtë moment krenarie, respekti dhe miqësie me miqtë tanë amerikanë,” ka shkruar Reçica. Ai theksoi se 4 Korriku është një ditë simbolike që përfaqëson lirinë, mundësinë dhe demokracinë, dhe falënderoi SHBA-në për mbështetjen e palëkundur ndaj shtetit të Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë!