Elmi Reçica viziton zyrat e reja të PDK-së në Gjakovë (video)
17 dhjetor 2025
| 00:17
Zyrtari i lartë i PDK-së, njëherësh edhe kandidat për deputet, Elmi Reçica, ka vizituar zyrat e reja të kësaj partie në Gjakovë.
Ai ka theksuar se këto zyre do të shërbejnë si shtëpi e dialogut, bashkëpunimit dhe angazhimit për qytetarët dhe për fitoret e reja.
“Në Gjakovë, për të uruar kryetarin e Degës së PDK-së, mikun tim Hajdar Beqa, me rastin e hapjes së zyrave të reja, hapësira që do të shërbejnë si shtëpi e dialogut, bashkëpunimit dhe angazhimit për qytetarët dhe për fitoret e reja. Bashkë. Përpara”, ka shkruar mbi videon e publikuar në Facebook Reçica.



