Elshani flet për ndeshjen ndaj Prishtinës

03 nëntor 2018 | 10:59

Mesfushori Qemail Elshani e vlerëson ndeshjen e KF Drenica kundër Prishtinës si të fortë, por është optimist se kuqezinjtë do të dalin të pamposhtur.

Ndeshja në mes të këtyre dy skuadrave do të zhvillohet sot (e shtunë) në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

“Duke pasur parasysh një fillim kampionati të mirë dhe duke u bazuar në filozofinë e lojës që jemi duke aplikuar, kemi besim se do të dalim me rezultat pozitiv nga takimi me Prishtinën, edhe pse kundërshtari ynë është duke treguar lojëra të mira dhe duket një Prishtinë më ndryshe në ndeshjet e fundit. Normalisht se ky kundërshtar e gëzon respektin maksimal, pasi është klubi më traditë në vend. Ne jemi përgatitur mirë të luajmë kujdesshëm pasi nuk na lejohet të gabojmë në shtëpi, sepse kjo do të ndikonte edhe në ndeshjet që i kemi në vazhdim”, ka thënë Elshani për “Epokën e re”.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e…