Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

12 nëntor 2025 | 18:53

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka demantuar pretendimet e disa zyrtarëve të VV-së, të cilët kanë publikuar shifra me gabime të kodit serik të pasakta dhe të pa konfirmuara zyrtarisht.

“Deri me tani ende nuk kemi një raport zyrtar të pranuar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve. Gjatë procesit të numërimit janë bërë kopje fletëvotimeve, për të evidentuar saktë secilin fletëvotim. Lajmet dhe informacionet mbi numrin e fletëvotimeve me kode të ndryshme të vendvotimeve janë të pasakta dhe të pa konfirmuara zyrtarisht”, ka thënë Elshani.

Gjatë ditës në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë janë gjetur dhjetëra fletëvotime me numra serikë të çrregullt, ku shumica apsolute ishin me votë për Faton Pecin.

PDK-ja, LDK-ja dhe partnerë të tjerë të koalicionit në Mitrovicë kanë kërkuar që të ketë rivotim në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uran Ismaili ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga…