Eman Rrahmani: Mirëmëngjesi, Republika Autoritare e Kosovës

05 prill 2026 | 12:47

Deputeti Eman Rrahmani ka shkruar në “Facebook”: Mirëmëngjesi, Republika Autoritare e Kosovës.

Sipas tij, kryeministri Kurti mban postin edhe të presidentit dhe të kryetarit të Kuvendit.

Madje, ai ka thënë se lista do të vazhdojë në secilin institucion të pavarur në ditët në vazhdim… deri në zgjedhje, kur do të vendos populli a dëshiron autoritarizëm e komunisëm, apo demokraci.

“Mirëmëngjesi, Republika AUTORITARE e Kosovës. President, Albin Kurti; Kryetar i Kuvendit, Albin Kurti; Kryeministër, Albin Kurti; Deputet, Albin Kurti; Ministër, Albin Kurti. Dhe lista do të vazhdojë në secilin institucion të pavarur në ditët në vazhdim… deri në zgjedhje, kur do të vendosë populli a dëshiron autoritarizëm e komunizëm, apo demokraci”, ka shkruar Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e Industrive Petrokimike të Gjirit të Bahreinit tha se…