Emery: Krenar me lojtarët dhe fansat

10 maj 2019 | 12:58

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ndihet krenar me lojtarët e tij pas kualifikimit në finale të Ligës së Evropës.

Arsenali e eliminoi Valencian në gjysmëfinale duke e mposhtur në të dyja ndeshjet, me rezultat të përgjithshëm 7-3.

“Jam shumë krenar me lojtarët e mi dhe fansat. Lojtarët bënë gjithçka që mundën dhe mund të jemi krenar për gjithë klubin. Ishte shumë e vështirë të shënonim katër gola kundër këtij ekipi sepse është shumë i organizuar”, ka thënë Emery.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e…