
Emilija Rexhepi: Do ta votojmë qeverinë Kurti, por nuk e di a formohet
16 tetor 2025
| 13:10
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka folur rreth mundësisë së formimit të Qeverisë.
Rexhepi, nuk ka dashur të komentoj fare kërkesën e deputetes tjetër boshnjake, Duda Balje për formimin e komunës boshnjake, si kusht për të votuar Qeverinë Kurti.
“Nuk e di, unë nuk merrem me Duda Balje, më mirë do të ishte të merrej shteti me Baljen dhe Shehollin, s’jam e interesuar me komentuar”, ka thënë Rexhepi.
Në anën tjetër, ajo ka thënë se do ta votojnë Qeverinë Kurti, por se nuk e di nëse do të formohet një e tillë, por që ka shpresa për këtë gjë.
“Nuk e di, shpresoj. Ne do e votojmë Qeverinë’’, ka thënë ajo për “Front Online”.