Emin Hoxhaj emërohet drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

11 shtator 2023 | 10:47

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Emin Hoxhajn, drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhaj ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si Shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.

Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores së mbrëmshme ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania”…