
Eminhaziri largohet nga Malisheva
18 gusht 2020
| 12:37
Sulmuesi i njohur Isa Eminhaziri është larguar nga skuadra e Malishevës, raporton “Epoka e re”.
“Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF Malisheva nga Malisheva. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e KF Malishevës, për mbështetjen e dhënë gjatë gjysme-sezonit të kaluar”, ka thënë Isa Eminhaziri.