Emini flet pasi rezultoi negativ në testin për Covid-19

25 maj 2020 | 18:52

Futbollisti i Dritës së Gjilanit, Izair Emini është prekur nga koronavirusi në Superligën e Kosovës, por ky duket se ka qenë një̈ gabim në testim.

Futbollisti Emini në një̈ postim në “Facebook” ka bërë me dije se rezultati i testit të bërë para dy ditësh doli negativ.

“Përshëndetje për të gjithë juve shokëve në FB. Njëherit doja të ju falënderoja përzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do ju jem mirënjohës gjithmonë. Para dy ditësh bëra testin e radhës dhe doli si rezultat negativ, faleminderit edhe një herë të gjithëve. Zoti ju ruajt”, ka shkruar Emini në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli kinez është në krizë të madhe financiare. Rrogat faraonike…