Emiratet e Bashkuara Arabe urojnë Kosovën për 17 shkurtin

17 shkurt 2023 | 11:44

Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, presidenti i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 15-të vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Lartësia e tij Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident, kryeministër dhe sundimtar i Dubait, gjithashtu i ka dërguar mesazhe të ngjashme Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti.

Kosova sot feston 15-vjetorin e pavarësisë. Kosova është shpallur vend sovran, demokratik e i pavarur, më 17 shkurt të vitit 2008.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka uruar popullin e…