EMISARËT E MAKRONIT DHE SHOLCIT ME ARGUMENTET E PUTINIT?

10 shtator 2022 | 21:55

Francës e Gjermanisë po u duhet një zgjidhje e problemit Kosovës pa njohje nga Serbia, mënyrë kundërshtohen pretendimet ruse Gjeorgji, Moldavi e Ukrainë për pavarësinë e rajoneve shkëputura! Pra, këtu flen lepuri, shype, merrni vesh!

Milazim KRASNIQI

Sipas një deklarate presidentit Serbisë, Alekandër Vuçiqit, emisarët e Makronit dhe Sholcit ia kanë paraqitur tre arsye për urgjencën e marrëveshjes me Kosovën: 1) konflikti nuk është  dëshirueshëm, kur kemi luftën Ukrainë, 2) marrëveshja do t’ia hiqte Putinit mundësinë manipulojë me çështjen e Kosovës dhe 3) perdja është ngritur nga Putini dhe tash do të shihet kush me kend është.

Nëse janë vërteta këto tri pohime Vuçiqit, atëherë mund të nxirren disa përfundime, lidhur me objektivat e reja franko-gjermane konfliktin Serbi-Kosovë.  

E para, incidentet e korrikut veriun e Kosovës, faktikisht po vazhdojnë e pritet  shpërthejnë pas 31 tetorit 2022, kanë aktivizuar diplomacinë e BE-, SHBA- dhe Francës e Gjermanisë, për të parandaluar një konflikt ri Evropë.

Kësisoj i bie që konflikti potencial pritet shpërthejë për targat e eskalojë edhe për problem tjera, nuk është interes BE-, SHBA-, Francës e Gjermanisë, prandaj ata po përpiqen ta shuajnë e ta shmangin përfundimisht, me një marrëveshje shpejtë. këtë kontekst, pra, mund shtrohet pyetja: interes kujt janë incidentet dhe konflikti i ri veriun e Kosovës? Nëse Kosova ka interesat harmonizuara me BE-, SHBA-, Francën e Gjermaninë, i bie nuk është interes i Kosovës ketë incidente e konflikte.

E nëse është kështu, ndërsa nga ana tjetër është e ditur qeveria e Kosovës ka bërë veprime kanë nxitur incidentet dhe konfliktin, atëherë shtrohet pyetja tjetër: interesin e kujt e përfaqëson këtë rast qeveria e Kosovës, duke dhënë pretekst për konflikt? Një mundësi hipotetike mund jetë qeveria jetë e inkurajuar nga shërbime intelegjente për ato veprime për t’i bërë presion Serbisë, lidhur me qëndrimin e saj prorus, por kjo nuk mund konfirmohet këtë faze.

Vërtet, ka raste kur shërbimet intelegjente dhe diplomacia e shteteve njëjta, nuk janë njëjtat valë, por raste kur kriza rrezikon pllakosë shtetin tënd, duhet ndiqet diplomacia, e jo rekomandimet e shërbimeve intelegjente. Ama, nëse nuk është as e sferës intelegjencës, atëherë qeveria e Kosovës, me sforcimin e problemit tabelave veturave, ose punon me analiza gabueshme, ose punon dëm interesave  vendit dhe Perëndimit. Fatkeqësisht, mungesa e transparencës nga ana e qeverisë Kosovës e vështirëson çdo lloj analize veprimeve saj. Duke na e lënë vetëm mundësinë  mirremi me analizën e pasojave veprimeve saj, qeveria Kurti po dëshmon se është arrogante ndaj publikut, ose është jokompetente procesin politik e diplomatik ose thjesht është qeveri aventuriere.

Pse? Nëse disa herë është argumentuar se interes i Putinit dhe i Rusisë është një konflikt i ri veriun e Kosovës, ateherë është shqetësues obsesioni i Kurtit me qeverinë e tij me gjoja ligjshmërinë veri, kur kjo tentativë po shpie drejt konfliktit. Ligjshmëria atë rajon nuk mund vendoset pa një marrëveshje politike negocuar, sepse tash njëzet e tri vite atje mbretëron paligjshmëria.

Qeveria Kurti nuk ka kurrfarë kapacitetesh për vendsour ligjshmëri atje mënyrë të njëanshme, sepse ajo tentativë do përfundonte konflikt të armatosur. Pra, një përfundim për cilin është i interesuar Putini dhe Rusia e tij! Për shkak rrezikut direkt, kjo gjë duhet  thuhet qartë. Pra, loja me luftë veri, e rrezikon ekzistencën e Kosovës, sepse rast konfliktiveriu do shkëputej. Pastaj vendbanimet serbe brendi do rebeloheshin e kriza do të merrte elemente luftës civile. LVV dhe Kurti e kanë një përvojë me lojën luftas, por kundër shqiptarëve, me gazlotsjellës, me bomba mollotov e me sulm me zolla kundër Kuvendit, por ato janë lodra rast ndonjë konflikt të armatosur me serbët e me Serbinë dhe Rusinë prapavijë të konfliktit.

fund fundit, shqiptarëve dhe Kosovës u duhet paqja, stabiliteti, zhvillimi e kurrsesi lufta. Bile edhe nëse qarqe të ndryshe e propozojnë, konflikti e lufta duhet refuzohen kategorikisht. Ne edhe paqe Kosova është duke na u zbrazë e lëre po ketë konflikte armatosura!              

E dyta, problemi i Kosovës shihet prej emisarit francez e atij gjerman, dritën e zhvillimeve fundit, ku Rusia manipulonme këtë çështje, e jo si një problem i vjetër duhet marrë epilog bazë drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë, në kuadër mbylljes procesit shpërbërjes ish federatës jugosllaveKosova nuk ka pse lidhet as prej emisarëve të Francës e Gjermanisë me taktikat dhe politikat e Putinit dhe Rusisë. Thjesht, Kosova duhet shihet kuadër mbylljes procesit  shpërbërjes ish Jugosllavisë, ku ajo ka qenë njësi federale dhe nga ai status e ka pasur drejtën e shprehjes vullnetit politik. Janë pikërisht njerëzit e Evropës, krye me francezin Badenter, ia patën mohuar Kosovës atë drejtë. Tash, kur Rusia po manipulon me çështjen e Kosovën, cilën e patën dëmtuar pikërisht Bashkimi Evropian dhe komisioni Badenter, këta emisarë po duan lajnë disi mut me shurrë, si thuhet. Pse? Sepse Francës e Gjermanisë po u duhet një zgjidhje e problemit  Kosovës pa njohje nga Serbia, mënyrë kundërshtohen pretendimet ruse Gjeorgji, Moldavi e Ukrainë për pavarësinë e rajoneve shkëputura! Pra, këtu flen lepuri, shype, merrni vesh!  

E treta, Franca dhe Gjermania e dinë fare mirë Serbia është andej perdes, pra me Rusinë dhe nuk kanë pse shtiren sikur nuk e dinë kush me kend është. Serbia është i vetmi shtet Evropë  nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe nuk e ka ndërmend t’i vendos. Prandaj, pikërisht ky qëndrim i Serbisë duhet jetë pikënisje dhe motiv për rritjen e presioneve kundër saj, me sanksione e me izolim konkret, mënyrë ta detyrojnë kalojë këndej perdes, pra anën e Perëndimit. Në atë rast edhe marrëveshja me Kosovën do ishte e lehtë, sepse Serbia do çlirohej nga diktati i Putinit. Por, Bashkimi Evropian e sigurisht atë kuadër edhe Franca e Gjermania duan zgjidhje pjesshme, ofrojnë zgjidhje pjessshme. Ndërsa zgjidhjet e pjesshme janë dëm Kosovës e favor të Serbisë. instancë fundit edhe favor RusisëPashmangshëm rezulton kështu, ngase Bashkimi Evropian vetë nuk e njeh Kosovën.
(10 shtator 2022).                 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i “Meka Halal Food”, Burim Piraj ka marrë vendim…