
Emisari i BE-së në Prishtinë, pas Osmanit takon edhe Kurtin
06 gusht 2025
| 10:28
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Takimi ka filluar para pak minutash në kabinetin e presidentes Osmani.
Mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.
Nuk është bërë me dije nëse do të ketë konferencë për media pas takimit.
Pas takimit me Osmanin, emisari Sorensen do të zhvillojë takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në orën 11:00.
Sorensen ka marrë detyrën e ndërmjetësit të dialogut në shkurt të vitit 2025, derisa kjo është vizita e tij e tretë në Kosovë.