Emisari special britanik vjen sot në Kosovë

09 shkurt 2022 | 14:38

Emisari special britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, do të arrijë sot në Kosovë pas vizitës dyditore në Beograd.

Emisari i kryeministrit britanik, Boris Johnson, Sir Stuart Peach do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë siç merr vesh portali “Kossev”.

Ai do të takohet me krerët institucionalë të shtetit.

Peach është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq gjatë qëndrimit në Beograd.

Vizita e emisarit britanik vjen një javë pas vizitës së emisarit amerikan dhe evropian, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas miratimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji…