Emmerson kërkon që prokuroria dosjen paragjyqësore ta dorëzojë në fillim të prillit

16 shkurt 2021 | 13:24

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kërkuar që Prokuroria ta dorëzojë mbrojtjen paragjyqësore në fillim të prillit, në mënyrë që mbrojtja të mund të bëjë hetimet e të përgatitet si duhet për gjykimin.

Në seancën e sotme në Gjykatën Speciale, Emmerson ka kritikuar prokurorinë se nuk po përmbush detyrimet e veta.

“Ajo që thotë Prokuroria është se do të marrim këto udhëzime kur ata të dorëzojnë dosjen paragjyqësore. Ne na duhet ajo më herët. Sugjerojë z. gjykatës që të urdhërohet një datë të dorëzimit nga Prokuroria të dosjes paragjyqësore në fillim të prillit. Të dorëzohet bashkë e të mbushen ato boshllëqe që Prokuroria po i lë fillimisht, në mënyrë që të nisim hetimet tona. Prokuroria po na vë në pozitë që të hyjmë në pyll pa dalje”, ka thënë Emmerson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 14 Shkurtit 2021…