Emmersoni: UÇK-ja nuk kishte kurrë një organizim të mirëfilltë komandues, e konfirmoi edhe Tribunali i Hagës

18 janar 16:23

Mbrojtja e Kadri Veselit e ka sfiduar edhe një herë prokurorinë me vendime të Tribunalit për ish-Jugosllavi.

Ben Emmerson, avokat i Veselit ka folur rreth akuzës për përgjegjësi komanduese që Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke pretenduar në aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së.

Emmersoni ia ka rikujtuar prokurorit Alan Tieger se sa ishte edhe ai vet prokuror në ICTY, aty nuk kishte akuzë për përgjegjësinë komanduese kundër Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk kishte arritur asnjëherë formësimin e saj si një organizatë ushtarake siç po e prezanton ZPS-ja.

Gjatë fjalës së tij, Emmersoni ka thënë se deri në fillimin e bombardimeve të NATO-s, gjë që e kishte ndryshuar tërësisht situatën në Kosovë, UÇK-ja kishte kaluar nëpër faza të ndryshme të organizimit.

Por, ka thënë ai, asnjëherë në atë nivel sa që të konsiderohet një organizim i mirëfilltë me një zinxhir të qartë komandues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i njohur në futbollin e Kosovës, Bylbyl Sokoli është…