Emre kërkon nga Muriqi të rikthehet në Fenerbahçe

23 shkurt 2021 | 18:01

Një rikthim i Vedat Muriqit në Turqi nuk është që nuk mund të ndodhë.

Zyrtari i Fenerbahçes, Emre Belozoglu ka kthyer vëmendjen te futbollistët që dikur luanin te klubi i madh turk. Shënjestra e parë e tij është Vedat Muriqi.

Gazetari Sansal Buyuka shkruan në “Milliyet” se Fenerbahçe ka kontaktuar futbollistin kosovar që aktivizohet tash te Lazio.

“Emre Belozoglu e ka thirrur Vedat Muriqin dhe i ka thënë: ‘Përshëndetje, unë jam Emre vëlla’”, shkruhet në gazetën turke. Pra, Fenerbahçe po konsideron rikthimin e prizrenasit në skuadër për edicionin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me…