Emrush Xhemajli i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

25 janar 2020 | 12:05

Emrush Xhemajli ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të shkuar në Hagë të Holandës në cilesinë e dëshmitarit.

Lajmin e ka bërë me dije vet Xhemajli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Njoftoj opinionin publik se dje, 24 janar 2020, kam marrë ftesë me shkrim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të shkuar në Hagë të Holandës në cilesinë e dëshmitarit.

Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris. Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatë speciale, apostafat kundër UCK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza!

Emrush Xhemajli, Prishtinë 25 janar 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar…