Enca falënderon fansat për ngushëllimet që i bënë  pas vdekjes së të atit

27 shkurt 2020 | 13:22

Pasi babai i saj humbi jetën, Enca Haxhia nuk  kishte bërë asnjë lloj reagimi nga dhimbja e madhe që e kishte pushtuar.

Ditën e sotme ajo ka mbledhur forcat dhe ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ngushëlluar dhe i kanë qëndruar pranë. Gjithashtu ajo shprehet se e ka shumë të vështirë të flasë në “Instagram” për këto gjëra që i ka kaq afër zemrës.

“Falënderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës, ndaj po e lë me kaq…”, shkruan Enca në llogarinë e saj.

Sokol Haxhia u nda nga jeta në moshë të re nga një sëmundje e rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i…