Ende në arrati hajnat që plaçkitën mbi 600 mijë euro në një argjendari të Prishtinës
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të hënën në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Sipas burimeve të Klankosova.tv, vlera e dëmit arrin rreth 600 mijë euro, ndërsa dyshohet se gjatë grabitjes është vjedhur edhe DvR-ja.
Hajnat dyshohet se kanë depërtuar në lokal duke shpuar dhe thyer murin.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se njësitë e hetimeve, në koordinim me prokurorinë, janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Ndërkohë, ende sipas njoftimeve zyrtare, nuk ka të arrestuar lidhur me këtë rast.
I njëjti shtoi se argjendaria është e rrethuar nga një shtëpi e pabanuar, gjë që mund ta ketë bërë më të lehtë depërtimin e hajdutëve në lokal.



