Ende nuk është shuar zjarri që kaploi fabrikën në Ferizaj

20 nëntor 2025 | 19:49

Pas rreth 12 orësh prej kur ka shpërthyer zjarri në fabrikën “Elita” në Ferizaj, zjarrfikësit po vazhdojnë punën për shuarjen e tij.

Nga Policia e Kosovës thonë se akoma nuk është shuar plotësisht zjarri, për shkak se ka pasur shumë material, derisa konfirmon që nuk ka pasur të lënduar.

“Zjarri është lokalizuar, por nuk është shuar plotësisht. Ka qenë e pamundur për shkak se ka pasur shumë material. Nga ky rasti nuk ka të lënduar dhe askush nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thonë Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se s’duhet të lejohet…