Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është lajmëruar nga Ferizaj, ku po shënohet 35 vjetori i degës së kësaj partije në këtë qytet.
Derisa të gjithë po presin përgjigjen e tij për ftesën e Kurtit, për koalicion, Abdixhiku ka shkruar se sonte ndodhet në Ferizaj dhe ka uruar themeluesit e kontribuesit e kësaj dege.
E plotë:
Sonte, në Ferizaj, me Vissrin, mes kryetarëve e anëtarëve të nëndegëve, në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të degës tonë.
Kënaqësi e madhe takimi i ngrohtë me ata që i japin LDK-së angazhimin e pandalshëm.
Rrugëtimi vazhdon.
Urime gjithë themeluesve e kontribuesve në këto tri dekada e gjysmë histori.